Ushtria e Izraelit do të kryejë një operacion tokësor në Rafah, një qytet në skajin jugor të Rripit të Gazës, në kufirin e mbyllur të enklavës palestineze me Egjiptin, pavarësisht shqetësimeve dhe paralajmërimeve ndërkombëtare, përsëriti kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Ka presion ndërkombëtar për të na penguar të hyjmë në Rafah dhe për të përfunduar punën”, u tha Benjamin Netanyahu forcave të armatosura.

“Do të futemi në Rafa”, siguroi ai. “Ne do të përfundojmë eliminimin e batalioneve të Hamasit. Ne do të rivendosim sigurinë dhe do t’i sjellim fitoren totale popullit të Izraelit dhe shtetit të Izraelit”.

Në Rafah, i cili bombardohet vazhdimisht nga ushtria izraelite, janë strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur me forcë, shumica e popullsisë së enklavës. Organizatat e ndihmës po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë kundër një operacioni tokësor në shkallë të gjerë atje, pasi do të shkaktonte një numër të madh viktimash civile. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re