Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti planin e shpërndarjes së ndihmës në Gaza të mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli, i cili filloi operacionet sot, duke e quajtur atë një mjet kyç për dobësimin e Hamasit dhe duke hedhur poshtë me vendosmëri akuzat se Izraeli po përdor urinë si armë lufte, gjatë një fjalimi në Ministrinë e Jashtme në një samit ndërkombëtar mbi luftimin e antisemitizmit.

Duke iu referuar incidentit në të cilin mijëra banorë të Gazës të uritur dhe të kequshqyer u turrën drejt një pike shpërndarjeje ndihmash në jug të enklavës dje pasdite, Netanyahu pranoi se “pati një humbje të përkohshme të kontrollit”.

“Për fat të mirë, e kemi përsëri nën kontroll. Do të bëjmë shumë pika të tjera shpërndarjeje si kjo në dispozicion,” tha ai.

Duke hedhur poshtë akuzat se Izraeli po ndjek një politikë të qëllimshme për të vrarë popullsinë civile të Gazës nga uria, Netanyahu i quan pretendime të tilla “një trend kalimtar, një gënjeshtër momentale” që po “përhapet si zjarr në pyll” në media.

“Që nga dita e parë, që nga ditët e para të luftës, vendosëm për një politikë: po shkojmë pas Hamasit, jo popullsisë civile”, thotë Netanyahu, edhe pse raportet nga OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare thonë ndryshe.

Ai pretendon se Izraeli i ka mbetur besnik këtij angazhimi duke ndërmarrë veprime për të lejuar civilët të evakuohen nga zonat e luftimit dhe “duke u siguruar atyre nevojat themelore: ushqim, ujë, ilaçe. Kjo është ajo që kërkon ligji ndërkombëtar dhe arsyeja e shëndoshë”.

Ai pretendon se nuk ka prova të kequshqyerjes në Rripin e Gazës dhe se kjo mund të shihet në provat fotografike të marra nga inspektimet e sigurisë së IDF-së të civilëve dhe luftëtarëve të ndaluar.

“Nuk shihni asnjë, asnjë palestinez të dobët që nga fillimi i luftës deri më sot“, thotë ai, duke mos ofruar prova për të mbështetur pretendimin e tij.

Por siç është provuar, gënjeshtra është ashti i shtetit më mizor në histori, së bashku me krimet e tjera të një pushtimi prej disa dakedash. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko