Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shtyrë vizitat në Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të planifikuar këtë muaj.

Zyra e kryeministrisë e Izraelit njoftoi se Netanyahu ka vlerësuar ftesën e Princit të Kurorës së EBA-së, Mohammed bin Zayed dhe të mbretit të Bahreinit, Hamad Bin Isa Al-Khalifa dhe ka vlerësuar paqen historike mes Izraelit dhe dy shteteve arabe.

Në njoftim thuhet se “Pavarësisht rëndësisë së vizitës në Bahrein dhe në Abu Dhabi, Netanyahu anuloi vizitat për shkak se aeroporti ishte i mbyllur”.

Ndërsa nuk u caktua ndonjë datë se kur do të realizohen vizitat në fjalë.

Në shtypin izraelit më herët u lajmërua se kryeministri izraelit më 9 shkurt do të zhvillonte një vizitë zyrtare në kryeqytetin e EBA-së, Abu Dhabi.

Në aeroportin “Ben Gurion” në afërsi të kryeqytetit Tel Aviv u pezulluan të gjitha fluturimet për shkak të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në vend.

Plani i vizitës në EBA u anulua 2 herë

Netanyahu kishte planifikuar të vizitonte EBA-në dy herë, herën e parë në dhjetor 2020 dhe herën tjetër në janar 2021, por që të dy vizitat u anuluan me arsyetime të ndryshme.

Ai në planin e muajit të kaluar planifikoi të vizitonte EBA-në dhe Bahreinin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re