Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtyu vizitat e planifikuar në Emiratet e Bashkuara Arabe (dhe Bahrein

Duke cituar burime qeveritare, gazeta izraelite Walla News raporton se vizitat u njoftuan për javën e parë në janar, por u shtynë deri në një njoftim tjetër për shkak të karantinës dy-javore të futur rishtas prej një vale të re të përhapjes së virusit corona.

Analistët pretendojnë se karantina është vetëm një justifikim për të shtyrë vizitat dhe se Netanyahu bëri këtë truk në mënyrë që t’i realizonte ato në prag të fushatës zgjedhore të marsit.

Netanyahu fillimisht kishte njoftuar se do të vizitonte Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në fillim të dhjetorit, por dhe kjo kohë u shty gjithashtu.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në mes të shtatorit për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin dhe më pas autoritetet e Sudanit dhe Marokut bënë të njëjtën gjë.

Më parë, vetëm Egjipti (që nga viti 1979) dhe Jordania (që nga viti 1994) janë vende të botës arabe që kishin vendosur marrëdhënie me Izraelin.

Pala palestineze i rezistoi me forcë normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Ata e konsiderojnë lëvizjen në kundërshtim me interesat palestineze në Lindjen e Mesme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re