Doktor Metor Petrela rrëfeu në emisionin “Profil” në Euronews Albania atë që e cilëson dështimin më të madh në karrierën e tij të gjatë në shërbim të pacientëve.

Neurokirugu që ka realizuar deri më tani mbi 17 mijë operacione, tha se në kirurgji mbahen mend dështimet dhe një kirurg që mban mend vetëm sukseset është mashtrues.

“Dështimi më i madh në profesion ka qenë, që s’e harroj kurrë, ka qenë në një fatkeqësi të një fëmije që më ka mbetur në mendje… Në mjekësi ka shumë rëndësi që të mos flasësh për sukseset ne se kemi në kulturë, unë jam munduar ta bëj. Në kulturën perëndimore të të gjitha vendeve ato bazohen në ato konferencat e ngushta pa gënjeshtra, që quhen konferencat e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë. E vetmja mënyrë për të korrigjuar gabimet është të ulemi dhe të përballemi për gabimet, si të ndodhi, pse ndodhi? Të ulësh egon tënde, të pyesësh një tjetër që e di më mirë”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re