Skip to content

Neutralizuan një person të armatosur, Meta takon dy qytetarët nga Kavaja

Presidenti Ilir Meta ka takuar këtë të entje dy qytetarët nga Kavaja që neutralizuan një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, I cili plagosi një përson.

 

Takimin e ka njoftuar vetë presidenti në një postim në “Facebook”, ndërsa shprehet se I falenderoi ata përzemërsisht për aktin e lartë qytetar.

 

Meta thekson se shembuj të tillë I duhen mbarë shoqërisë me qëllim evitimin e konflikteve.

 

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe. I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike. Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.”