Presidenti i SHBA Donald Trump ka një llogari bankare në Kinë ku ai po përpiqet të bëjë biznes për vite me radhë, megjithëse e paraqet veten si një rival të vërtetë të Pekinit, ndryshe nga, siç thotë ai, rivali i tij demokratik në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Joe Biden, shkruan New York Times.

Manjati i pasurive të patundshme mbajti zyrën, të cilën ai hapi në Kinë para se të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara, gjatë gjithë presidencës së tij dhe u përpoq të hynte në një partneritet me një kompani të madhe kineze nën kontrollin e shtetit, pretendon gazeta.

Udhëheqësi amerikan mbajti gjithashtu një llogari bankare të panjohur në Kinë dhe të kontrolluar nga një prej firmave të tij – Trump International Hotels Management, sipas një analize të deklaratave të tij tatimore në të cilat kishte qasje New York Times.

Interesat amerikane

Sipas një prej deklaratave të taksave, ajo kompani pagoi një taksë prej 188,561 dollarë në Kinë kur u përpoq të përfundonte marrëveshje të licencës tregtare nga 2013 në 2015.

Avokati i grupit Trump, Alan Garten tha se kompania hapi një llogari në një bankë kineze, e cila ka degë në SHBA, në mënyrë që të paguajë ato taksa.

“Asnjë marrëveshje, transaksion ose ndonjë aktivitet tjetër tregtar nuk është konkretizuar që nga viti 2015 dhe kjo llogari është joaktive,” citon gazeta avokatin.

Sipas AFP, Trump ka filluar një luftë tregtare dhe diplomatike me Kinën, duke pretenduar të jetë një mbrojtës i vërtetë i interesave amerikane kundër gjigandit kinez, ndryshe nga Biden, kandidati presidencial demokrat për zgjedhjet e nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re