Minjtë në New York City së shpejti mund të përballen me një armik të ri nëse ekipi i kryebashkiakut Eric Adams gjen personin e duhur për të udhëhequr betejën kundër këtyre brejtësve.

Zyra e Adams kohët e fundit postoi një reklamë për një “Drejtor të re për zbutjen e brejtësve” ose atë që shumë e quajnë “Cari i minjve”.

Në kërkim të një individi “pak të etur për gjak” që nuk e ka problem një “therje të madhe” që do të jetë në gjueti për krijesat famëkeqe që janë një problem në rritje në mtropolin amerikan dhe botëror njëherësh.

Kushdo që drejton betejën e New York-ut kundër “armikut të vërtetë” mund të fitojë nga 120,000 deri në 170,000 dollarë, thuhej në reklamë.

“A keni atë që duhet për të bërë të pamundurën?”, është një nga pyetjet e renditura në reklamë.

Përshkrimi i punës thotë se është një “punë 24/7 që kërkon qëndrueshmëri dhe aftësi” dhe se kandidati ideal duhet të ketë një “qëndrim të lezetshëm dhe sens humori”.

Sipas të dhënave zyrtare, gjithnjë e më shumë shikime të minjve janë raportuar në të gjithë New Yorku-n vitet e fundit, 71 për qind më shumë se në vitin 2020.

“Pavarësisht strategjisë së tyre të suksesshme të angazhimit publik dhe pranisë së pacipë në mediat sociale, minjtë nuk janë miqtë tanë – ata janë armiq që duhet të mposhten nga forcat e kombinuara të qeverisë së qytetit tonë,” thuhej në reklamë.

Aty shtohet se minjtë do ta urrejnë këtë reklamë pune, por se 8.8 milionë banorë dhe zyrtarë të qytetit të New York-ut janë të gatshëm të punojnë me këdo që zgjidhet për të zvogëluar popullsinë e minjve, për të rritur pastërtinë dhe për të parandaluar murtajën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re