Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus (COVID-19) New York City në SHBA po mbyll shkollat publike, bëri të ditur të mërkurën kryetari i bashkisë Bill de Blasio.

“New York City ka arritur pragun mesatar 7-ditor të testimit të qenurit pozitiv prej 3 për qind. Për fat të keq, kjo do të thotë se objektet e shkollave publike do të mbyllen prej të enjten, 19 nëntor” tha De Blasio në Twitter.

“Duhet të luftojmë kundër valës së dytë të COVID-19”, shtoi ai.

Sipas shumë mediave, ka rreth 300 mijë nxënës që mësojnë në shkollat publike të New York City.

Richard Carranza, kancelari i Departamentit të Arsimit të New York City, tha se duke filluar nga sot, të gjitha mësimet do të vazhdojnë në distancë për të gjithë nxënësit deri në një njoftim tjetër.

Së paku 290 mijë raste dhe 24.100 vdekje janë regjistruar në New York City që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, pothuajse 250 mijë njerëz në SHBA kanë humbur jetën dhe 11.4 milionë kanë prekur nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re