Statuja e Theodore Roosevelt në hyrje të Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore do të hiqet pas vitesh kritikash me pretendimin se simbolizon nënshtrimin kolonial dhe diskriminimin racor.

Komisioni i Projektimit Publik të New York-ut të votoi unanimisht për të zhvendosur statujën, e cila përshkruan ish-presidentin mbi kalë me një vendas amerikan dhe një afro-amerikan krah për krah, raporton New York Times.

Gazeta deklaroi se statuja do të zhvendoset në një institucion të caktuar kulturor që do t’i kushtohet jetës dhe trashëgimisë së Roosevelt, raporton AP.

Kundërshtime gjithnjë e më të larta

Kundërshtimet ndaj statujës janë bërë më të forta në vitet e fundit, veçanërisht pasi vrasja e George Floyd ndezi një valë protestash në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Në qershor të vitit 2020, zyrtarët e muzeut propozuan heqjen e statujës.

Muzeu është në pronësi të qytetit dhe kryebashkiaku Bill de Blasio mbështeti heqjen e statujës “problematike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re