
Sulmuesi i Interit, Pio Esposito ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme europiane pas një sezoni të shkëlqyer në elitën e futbollit italian.
Esposito ka kaluar një vit me shumë hapa të rëndësishëm në karrierë, duke debutuar në Serie A, në kompeticionet europiane dhe edhe me përfaqësuesen e Italisë.
Fiziku dhe mënyra e lojës kanë bërë që ai të konsiderohet një lojtar me potencial të madh për të ardhmen. Interi e konsideron një nga elementet më të rëndësishme të projektit dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë prej tij.
Pavarësisht kësaj, interesimi nga jashtë Italisë vazhdon të rritet. Një nga klubet që po e ndjek situatën është Newcastle, i cili po vlerëson mundësinë e një oferte në verë.
Megjithatë, drejtuesit e klubit italian mbeten të vendosur për ta mbajtur sulmuesin.



