Politologu Nexhmedin Spahiu shprehet se Shqipëria nuk bëhet më e fuqishme duke u bashkuar me Kosovën, pasi është sërish një Shqipëri e vogël.

Ai tha se është shembulli kur është bashkuar Shqipëria dhe Kosova dhe nga ky bashkim në vitin 1943, është prodhuar lufta civile në Shqipëri.

Spahiu: Shqipëri nuk bëhet më e fuqishme duke u bashkuar me Kosovën, pasi është sërish një Shqipëri e vogël. Një Shqipëri dhe Kosovë e fuqishme bëhen duke realizuar marrëdhënie të mira ndërkombëtare mes vetes dhe të tjerëve. Duke realizuar edhe aleanca të fuqishme me shtete të tjera.

Ky slogan për tani është i dëmshëm sepse shkakton energji negative. Kemi shembulli kur është bashkuar Shqipëria dhe Kosova. Nga ky bashkim i Kosovës me Shqipërinë në vitin 1943 është prodhuar lufta civile në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re