Brazili iu përgjigj fort dhe bindshëm rivalit të vet të përjetshëm Argjentinës, duke e nisur me një fitore të pastër kualifikueset e kupës së botës të vitit 2026.

 

Selecao mundi 5 me 1 Bolivinë në shtëpi në prani të 53 mijë tifozëve në Belem,  në një mbrëmje ku vëmendja shkoi e gjitha tek Neymar i cili falë dygolëshit theu rekordin e Peles si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, tashmë me 79 realizime, dy më shumë sesa legjenda.

 

Të zotët e shtëpisë të drejtuar nga i përkohshmi Fernando Diniz derisa të mbërrijë Karlo Anceloti vitin e ardhshëm, e nisën fort sfidën .

 

Ndonëse humbën një penallti me Neymar , pak minuta më vonë kaluan në avantazh permes Rodrigos. Pavarësisht rasteve pjesa e parë u mbyll me avantazh minimalist.

 

Në të dytën kompletohet festa e pesë herë kampioneve të botës. Mungesa e Vinicius Junior nuk u ndje aspak. Përkundrazi. Rafoinja shënoi që në fillim golin e dytë e pastaj Rodrigos e çoi rezultatin ne 3 me 0, përmes golit të dytë personal.

 

Më tej doli në skenë Neymar. Sulmuesi i Al Hilal në Arabi shënoi në minutat 61 dhe 93. Golin e nderit për Bolivinë e shënoi Abrego.

 

Fillim i suksesshëm i eliminatorëve edhe për Uruguajin që mundi 3 me 1 në shtëpi Kilin. Debutim i bukur në stol për trajnerin e njohur Marselo Bielsa.

Heroi i ndeshjes për të zotët e shtëpisë ishte talenti i River Plate, Del La Cruz, autor i një dygolëshi në minutat 38 dhe 71. Në  fundin e pjesës së parë një tjetër gol i Uruguajit përmes Valverdes. Të vetmin gol pa vlerë për miqtë shënoi Vidal në minutën e  74.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re