Prej datës 1 dhjetor, Italia do të nisë vaksinimin me dozën e tretë në grupmoshat 40-60 vjeç.

Për marrjen e dozës së tretë duhet të kenë kaluar 6 muaj nga cikli i dozave të para, informoi Ministria e Shëndetësisë italiane.

“Doza e tretë është absolutisht strategjike për të ecur përpara me fushatën e vaksinimit”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza të mërkurën.

Doza përforcuese veçse u është ofruar rreth 2.5 milionë personave në këtë shtet.

Sipas Speranzas, Italia ka nisur fillimisht vaksinimin e grupeve më të cenueshne, personave mbi moshën 60-vjeçare, punëtorëve shëndetësorë dhe atyre që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, që merret vetëm një dozë.

“Sa më shumë shtete që ofrojnë dozën e tretë, aq më mirë mund të kontrollohet pandemia në vjeshtë dhe dimër” tha Speranza.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, deri të mërkurën, 10 nëntor, pothuajse 84 për qind e personave mbi moshën 12-vjeçare, janë vaksinuar plotësisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re