Subscribe

Për të dytin vit me radhë 500 të rinj do të bëhen pjesë e projektit të ministrisë së turizmit “Smile Albania”.

 

Bëhet fjalë për të rinj që do të jenë në 36 pika turistike, në të gjithë Shqipërinë dhe do të shërbejnë si informues dhe orientues për turistët e huaj, që kanë vendosur të vizitojnë Shqipërinë këtë sezon.

 

Këtë vit “Smile Albania” fillon në 10 korrik dhe do të mbyllet në 10 shtator. Për dy muaj 500 të rinj do të stacionohen në 36 pika në të gjithë vendin, kryesisht në pika kufitare po jo vetëm me qëllim orientimin e duhur të turistëve drejt zonave kryesore turistike të vendit.

 

Aplikimet për punësimin e të rinjve në 12 qarqet e vendit janë mbyllur dhe tashmë pritet trajnimi i tyre. Bëhet fjalë për punësimin e tyre për dy muaj, kundrejt pagesës prej 26 mijë lekë në muaj.

 

Numërim më të madh të të rinjve të punësuar e mbajnë qarqet e mëdha të vendit si Tirana, Durrësi Vlora Fieri dhe Shkodra.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re