Mos u çudisni! Nga data 10 nëntor 2017 në treg do të hidhet kartëmonedha e re 500 lekëshe. Në dukje kjo kartëmonedhë nuk do të ketë asnjë ndryshim me atë të vjetrën, por aman është prodhim i vitit 2015, thotë Banka e Shqipërisë.
“Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve SHQIPËRISË dhe PESËQIND LEKË”, shkruhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re