Nisur nga rastet e fundit të pedofilisë, Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend disa ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në projektligjin e depozituar nga deputetja Erisa Xhixho parashikohet një dënim nga 10-15 vjet burg për cilindo të rritur që kryen veprime apo marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën 16 vjeç.

Po ashtu parashikohet dënimin me tridhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm në rastet kur vepra sjell si pasojë zhdukje, vetëvrasjen ose vdekjen e fëmijës,

Gjithashtu dënimin me 7-10 vjet të akteve si nxitja, shtytja apo manipulimi i fëmijës për ta shtyrë drejt marrëdhënieve seksuale etj.

DOKUMENTI: Propozimet per ndryshime ne Kodin Penal 2024

“Mjedisin ku rriten fëmijët tanë mund ta bëjmë më të sigurt së pari duke krijuar një front të reagimit qytetar, duke rritur ndjenjën e përgjegjësisë së familjes, shkollës dhe me rradhë gjithë të tjerëve, përfshirë edhe ashpërsimin e dënimeve penale për abuzuesit.

Fakti që po punohet për të miratuar Kodin e ri Penal, nuk mund të jetë argument për ta shtyrë miratimin e propozimit që po ju bëj me dije, i cili është vetëm hapi i parë për të parandaluar abuzime me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre”, shkruan Xhixho ne postimin e saj.

Postimi i plote i Erisa Xhixhos

Rasti i një mjeku kirurg që është arrestuar dhe po hetohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare të mashtruar në moshën 14-vjeçare , në fakt nuk është i fundit në morinë e shumë të tillave. Të “veçantë” e bën këtë rast fakti që vajza konsiderohej apo trajtohej prej mjekut kirurg si gruaja e katërt e tij.

Dhe siç ndodh rëndom në të tilla raste, reagimi erdhi vetëm pasi rasti u bë publik dhe për shkak të ndërhyrjes së policisë dhe prokurorisë!

Reagime të tilla post factum në fakt zbulojnë shumë defekte dhe mangësi në tërësinë e institucioneve që kanë për detyrë parandalimin e akteve të abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve dhe ndaj grave.

Duke vërejtur se mangësi ka edhe në legjislacionin tonë penal, pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta që janë bërë, e konsideroj domosdoshmëri ashpërsimin e ligjit penal për çdo veprim që cenon të miturit.

Ndaj, edhe si nën-Kryetare e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijeve” në bashkëpunim me CRCA / ECPAT Albania , kam depozituar në Kuvend projektligjin për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, duke propozuar:

-dënimin nga 10-15 vjet burg për cilindo të rritur që kryen veprime apo marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën 16 vjeç,

-dënimin me tridhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm në rastet kur vepra sjell si pasojë zhdukje, vetëvrasjen ose vdekjen e fëmijës,

-dënimin me 7-10 vjet të akteve si nxitja, shtytja apo manipulimi i fëmijës për ta shtyrë drejt marrëdhënieve seksuale etj.

Mjedisin ku rriten fëmijët tanë mund ta bëjmë më të sigurt së pari duke krijuar një front të reagimit qytetar, duke rritur ndjenjën e përgjegjësisë së familjes, shkollës dhe me rradhë gjithë të tjerëve, përfshirë edhe ashpërsimin e dënimeve penale për abuzuesit.

Fakti që po punohet për të miratuar Kodin e ri Penal, nuk mund të jetë argument për ta shtyrë miratimin e propozimit që po ju bëj me dije, i cili është vetëm hapi i parë për të parandaluar abuzime me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re