Kryeministri Edi Rama, në Kongresin e Partisë Socialiste është shprehur se i ka propozuar ministrit të Financave, Ervin Mete, që bankat të mos fitojnë para përmes komisioneve.

Rama tha se bankat janë bërë për të fituar, por duhet të lënë dhe të tjerët të vijojnë, ndërsa zbuloi se duke filluar nga 2024, pensionistët do ta marrin pensionin në bankë.

“Sistemi i fiskalizimi ka nevojë për monitorim. Kur shkoni për të pirë kafe rrallë herë ju jepet kupon. E dini shumë mirë se një pjesë transaksioneve shmangen, por nuk do të shmangen më. Të gjitha këto janë luftë kundër korrupsionit.

Pensionistët nuk na kanë borxhe, por ne ua keminjë  borxh. Një tjetër turp i PS, pensionistët marrin pensionet me zarf. Dhe lindin grupet e organizuara që mernin pjesën e tyre nga çdo zarf pensionisti. Pastaj janë zarfet shkojnë me korrierë, paguhen pafund korrierë.

Në 2024, ne pensionistëve do t’u japim kartën e tyre dhe do ta fillojmë tani projektin pilot. Pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe nuk do t’ua prekë paratë askush. Këtë do ta shtrijmë për të gjithë. Do të na mërziten bankat, se nuk do të marrin më komision. I kam kërkuar Ministrisë së Financave që qeveria duhet të dalë me një propozim, që bankat nuk duhet t’i lëmë të fitojnë. Janë bërë për të fituar, por duhet të lënë dhe të tjerët do të fitojnë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal dhe tek Inteligjenca Artificiale, ku tha se për bujqësinë do ta pilotojnë në Divjakë.

“Inteligjencën Artificiale do ta pilotojmë në Divjakë në bujqësi, me kamera dhe drone, që fermerët të informohen për gjithçka për të mbjellat e tyre. Dhe me këtë model, do të monitorojmë çdo metër katror të Shqipërisë dhe do të bëjmë transparencë që subvencionet të shkojnë aty ku toka do të punohet. Thënë të gjitha këto, unë duhet ta mbyll”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re