Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo betejë për një periudhë 4 mujore, nga maji në qershor parashikimi i qeverisë është për gjysmë miliardë humbje në buxhetin e shtetit! Në maj më konkretisht buxheti ka pasur një humbje prej 100 mln euro në mars, në prill 170 mln euro ë ndërsa parashikohet që 170 mln euro të ketë humbje për muajin maj dhe 100 mln euro për muajin prill.

“Javën e ardhshme duhet të fillojmë të përgatitemi për t’u hapur të gjitha kategoritë që do të hapen më 27 prill. Nga java e ardhshme, pasojat e shkelësve për rregullat, në radhë të parë për lokalet e trimave të lagjes që hapen fshehurazi do të jenë maksimale. Unë dhe kjo qeveri do të bëjmë gjithçka që t’u gjendemi pranë gjithkujt, por mbajeni parasysh, kjo shtëpi, ky shtet ka humbur si rezultat i kësaj lufte 100 mln euro në muajin mars. 170 mln në prill dhe me gjasë do të humbasë 170 mln në maj dhe 100 mln në muajin qershor, që është në total gjysmë miliard euro, nuk po ju qahem dhe as po ankohem. Por nuk do të thotë se do ju harrojmë, por thjesht po ju them se edhe në shtëpinë tonë të madhe janë goditur dhe duke marrë parasysh se sa shumë po bëjmë, të ardhurat janë goditur fort. Unë dua që ju të merrni më shumë nga sa kërkoni, se sot ju jeni më shumë se kurrë familja ime, por kam përgjegjësinë se kjo shtëpi të ketë dinjitet. Mos dëgjoni ato që detin e kthejnë në kos! Ne do të fillojmë këtë luftë dhe ne do ta kuptojmë se sa e mirë mund të jetë Shqipëria”, tha Rama.

Me tej ai theksoi se “javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në cdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave” tha Rama.

Gjithashtu Rama shtoi se “Po ashtu javën e ardhshme do të autorizojmë lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore, duke parë që shpesh, unë personalisht apo të tjerë kemi ndeshur në ankesa legjitime, por autorizimi duhet të mbështetet te një dokument shëndetësor. Por duhet të lexoni mirë pasojën penale” .

Pjese nga deklarata e kryeministrit

Ndersa javen e ardhshme, ne platformen e/albania do te mund te merret njesoj si per kembesoret, nje autorizim javor per te gjithe ata qe jane ne punet e lejuara dhe automjeti do te mund te levize per vajtje / ardhje ne pune me vetem nje njeri tjeter brenda ne sediljen e pasme, i cili mund te jete vetem nje koleg ne te njejtin vend pune. Kush merr lejen duhet ta lexoje mire pasojen penale qe vjen nga shkelja e mundshme.

Po ashtu, javen e ardhshme do te autorizojme edhe levizjen me automjet per arsye shendetesore, te mbeshtetur nga nje dokument mjekesor qe drejtuesi i automjetit duhet ta mbaje me vete. Edhe per kete, lejemarresi duhet ta lexoje mire pasojen penale qe vjen nga shkelja e mundshme. Se treti, javen e ardhshme, do mund te punojne lirisht, brenda fashes se percaktuar 5 e mengjesit – 5.30 pasdite apo me turne, te gjithe ata qe nga neser paradite, do te lexojne kategorite e lejuara ne faqen e e/albania. Te gjithe administratoret, per te gjitha bizneset ne te gjitha keto kategori, duhet te sigurohen qe ne bizneset perkatese do te respektohet protokolI i sigurise dhe duhet t’u lexojne pronareve apo punonjesve te tyre, rregullat e percaktuara nga protokolli, si edhe pasojat penale per shkelesit e tyre. Se katerti, javen ardhshme, duhet te pergatiten per t’u hapur ne javen ne vazhdim, pra duke filluar nga e hena, 27 prill, te gjitha ato kategori te tjera qe do te publikohen si blloku i dyte i hapjes, ne faqen e e/albanias.

MESAZHI IM PËR JU NË PRAG TË TRE JAVËVE SHUMË TË RËNDËSISHME

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 17 avril 2020

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/180159656338600/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re