Britania nga data 8 qershor  do të karantinojë të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë, tha Ministria e Brendshëme Priti Patel të premten, një masë për të cilën linjat ajrore kanë paralajmëruar se do të shkatërrojë industrinë e tyre.

Të gjithë ato që do të vijnë nga shtetet e tjera, përfshirë edhe britanikët që kthehen në vendin e tyre, do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë dhe do duhet të japin një adresë tek autoritetet se ku do të qëndrojnë.

“Tani ne jemi duke kaluar kulmin e këtij virusi, ne duhet të ndërmarrim hapa për tu mbrojtur kundër rasteve të importuara që shkaktojnë ringjalljen e kësaj sëmundje vdekjeprurëse,” tha Patel në një konferencë shtypi.

Ajo tha se ata që shkelin karantinën në Angli mund të gjobiten me 1.000 paund (1,218 dollarë), dhe se kontrollet në vend do të kryheshin nga zyrtarë e shëndetit dhe policia kufitare. Masat e karantinës nuk do të zbatohen për ata që vijnë nga Republika Irlandeze, nga kjo masë do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve të mallrave, profesionistët mjekësorë dhe punëtorët e sezonit bujqësor.

Në dallim nga shumë vende të tjera të botës, Britania ka realizuar disa prova dhe kontrolle mbi vizitorët, me karantinë të kufizuar vetëm për mbërritjet nga Kina në fillimet e shpërthimit. Kjo ka çuar në akuza se qeveria e kryeministrit Boris Johnson ka qenë shumë e ngadaltë për të vepruar, por tani ajo gjithashtu po përballet me kritika për planin për të vendosur njerëzit në karantinë.

Pronarët e linjave ajrore kanë thënë që masat do të kishin pasoja të mëdha, Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i Ryanair, ka thënë se ato do të ishin “të pazbatueshme dhe të padenja” dhe do të injorohen. “Karantina në këtë fazë nuk ka kuptim,” tha Tim Alderslade, Shefi Ekzekutiv i organit të industrisë Airlines UK. “Do jetë një nga gjërat më të këqija që qeveria do të bëjë nëse qëllimi i tyre është të rifillojë ekonominë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re