Skip to content

Nga Adnan Xholi, tek Arta Marku/ Pesë kandidatë në garë për Prokuror të Përgjithshëm, mbyllet afati i aplikimeve

Prokuroria e Pergjithshme

Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë kandidatë.

Sipas listës së dorëzuar në përfundim të procedurës së aplikimit, kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme janë: Adnan Xholi, Arta Marku, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto dhe Ylli Pjeternikaj

Pas mbylljes së fazës së aplikimeve, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe vlerësimit, sipas kritereve të përcaktuara për këtë funksion të lartë në sistemin e drejtësisë.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme zgjidhet për një mandat të përcaktuar dhe ka përgjegjësinë për drejtimin dhe koordinimin e punës së prokurorive në vend. Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të parashikuara në procedurë.