Shoqata e Transportit Urban ka dalë në një konferencë për mediat për shkak të pakënaqësive që kanë. Ata thanë se pas paralajmërimit për protesta dhe heqjen e aboneve iu është premtuar rimbursim për çmimin e naftës.

Ata thanë se si shërbimi qytetas dhe ndër qytetas janë në vështirësi financiare ndërsa kanë kërkuar edhe plotësimin e kërkesave të tyre, pasi në të kundërt mund të ndërpresin shërbimin brenda muajit mars.

Shoqata bëri me dije se do të vijohet të punohet me gjysmën e flotës deri në plotësimin e kushteve të tyre.

“Ne vendosëm që abonetë të mos dilnin në shitje sepse nuk do iu shërbenim gjithë muajin. Pas këtij publikimi na kërkuan takim jo zyrtar ku do rimbursohet cmimi i naftës. U dëtyruam ti nxjerrim në treg, ishte paralajmëruar që transporti nuk do funkiononte më 1 mars, po s’do jemi të gatshëm të funksionojmë normalisht.

Kërkesa ka qenë edhe me shërbimin ndërqytetas. Transport publik urban ka në cdo qytete. Vonesat, dyndjet vinë për mungesë infrastrukture. Ne duam të kemi një infrastrukturë që të kapim oraret”– u shpreh një prej përfaqësusve të shoqatës.

Ata u pyetën në lidhje edhe me abonetë e studentëve, për të cilat thanë se gjenden në treg.

“Ne po flasim për një pamundësi financiare të operatorëve. Ka abone për të gjithë studentët. Ka shumë pika për shitjen e aboneve, ka mungesë informacioni por abone ka në treg”– u shpreh një tjetër.

Shqetësuese është situata edhe më transportin ndërqytetas, ku po punohet me gjysmën e flotës.

Çfarë do behet ne vijim? Do ketë përgjysmim të flotës?

“Në këto kushte do vazhdohet me gjysmen e flotës deri në përmbushjen e kushteve për karburantet, rimbursimet, heqjen e taksave të karburantit pasi zë pjesën më të madhe të shpenzimeve”– thanë nga shoqata e transportit urban.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re