Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho ka firmosur strukturën e re të Prokurorisë së Posaçme.

Paaradhësi i Brahos, Altin Dumani, merr detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.

Prokurorja Dorina Bejko do të jetë në krye të seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara merr drejtimin për seksionin kundër krimit të organizuar.

Me 7 vota në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho u zgjodh në dhjetor drejtuesi i ri i SPAK.

Me mandat 3-vjeçar është drejtuesi i tretë i SPAK, institucion që është drejtuar më parë nga Arben Kraja dhe Altin Dumani.

Edhe pse 20 prokurorët specialë cilësohen si të pavarur në hetimin e dosjeve, drejtuesi i institucionit ka rëndësi në frymën që përçon, krijimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë por edhe organizimin e SPAK.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re