Nuk kam menduar ndonjehere se duhet te shkruajme per dallimin mes veteraneve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe mercenareve. Aq me teper se kete sqarim duhet bere edhe ne kuptimin terminologjik, pervec atij etimologjik.

Sipas te gjithe fjaloreve, shkurtimisht kuptimi i “veteranit” nenkupton ushtarin i cili ka sherbyer ne ushtrine e vendit te tij, e vecmas per sherbimin gjate luftes. Kurse “mercenar”eshte ushtari i cili paguhet per te luftuar per nje vend te cilit nuk i takon.

Ne Kosove, debati per veteranet ka degraduar shume vitet e fundit. Publikimi ne media te nje qendrimi te para gjashte viteve te Ministrit te tanishem te Financave, Hekuran Murati, e shperfaqi edhe me shume kete degradim te ketij debati. Ai kishte krahasuar veteranet me mercenaret. Madje kishte shkuar edhe me larg, duke thene se po te kishin luftuar mercenare te huaj per Kosoven, me lire kishte me na kushtua, duke aluduar per pensionet qe ndahen nga buxheti i shtetit per ta. E tera kjo per shkak te numrit te fryer te listave te veteraneve dhe kontestimit te tyre, madje edhe nga vete veteranet e vertete.

Debatet per fryerjen e listave te veteraneve duhet te jete teme e ndare nga vleresimi i luftes clirimitare dhe roli i veteraneve ne ate lufte.

Po, duhet te rishikohen listat e veteraneve, sic e thone edhe shume veterane, sepse fajin kryesor per keto lista te fryera e ka pikerisht politika, e jo veteranet e vertete, te cilet sot me shume duan te kishin vdekur ne lufte atehere, e te mos perjetojne kete nencmim e fyerje sot.

Politika, respektivisht pozita e para disa viteve mundesoi fryerjen e listave. Tani prap politika, ose pozita aktuale po pretendon ne rregullimin e listave, por menyren qe ka zgjedhur, mendoj se me shume po e ben per qellim te hakmarrjes ndaj opozites se sotme se sa qe ka per qellim rregullimin e atyre listave. Kete me se miri e spjegon qasja aq negative dhe percmuese e klasifikimit te veteraneve nga Murati qe iu ka bere veteraneve kur ka filluar ndarja e pensioneve, gje e cila nuk do te guxonte te ndodhte ne asnje rrethane.

Veteranet e paqene, jane turpi i politikes, por kurrsesi nuk lejohet njollosja e UCK-se dhe veteraneve te vertete, te cilet hyne ne lufte per te vdekur ne altarin e lirise. Kurse tani qe jane te gjalle, te turperohen para familjeve te tyre e te neperkemben nga institucionet pse dikush nuk e kupton kujdesin shteteror per kete kategori.

Pa shkuar larg ne ShBA, vendi i cili ka Ministri te Veteraneve te Luftes me buxhet 301 miliarde dollar per vitin 2023, apo Australia, Kanadaja, etj. ne mund te ndalemi ne vende me te vogla, ose nga vete rajoni yne, si p.sh. Kroacia, me buxhet rreth 2 miliarde per Ministrine e Veteraneve, e cila ministri vazhdimisht punon ne hapjen e qendrave mjekesore e rehabilituese per veteranet e luftes se viteve te ’90-ta ne Kroaci.

Me nje kerkim te thjesht ne internet e merr vesh se si vendet e tjera respektojne veteranet e tyre, duke u munduar maksimalisht ne lehtesimin e jetes dhe mireqenies se veteraneve.

Me logjiken e krahasimit te shpenzimeve te miliardave per veteranet ne krejt boten me ato per mercenare, asnje vend ne bote s’do te themelonte ushtri te rregullt. Por kujdesi per veteranet eshte detyre shteterore, per te vleresuar kontributin dhe gatishmerine e atyre qe ishin te gatshem te japin jeten qe ne te jetojme sot te lire, e te mos ndihen fajtore pse nuk vdiqen ne lufte.

Derisa per mercenaret nuk ka cka te shkruhet shume per kuptimin terminologjik, sepse kuptimi etimologjik thote mjaftueshem, ata jane ushtare te cilet paguhen per te luftuar per nje vend te cilit nuk i takojne. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re