Skip to content

Nga amnistia penale, pr.ligji për zonat e mbrojtura dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, Bledi Çuçi mbledh grupin parlamentar të PS, ja axhenda në Kuvend

Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku gjatë takimit është diskutuar për axhendën e kësaj jave në Kuvend.

Gjatë takimit me deputetët socialistë, Çuçi tha zbuluar se gjatë seancës parlamentare që do të zhvillohet ditën e enjte do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.

“Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët”, tha kreu i Grupit të PS, duke shtuar se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.

Dy projektligjet që gjithashtu do kalojnë në votim janë amnistia penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura, të cilat pritet të miratohen në seancën e kësaj jave.

“Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshne për miratim”, deklaroi Çuçi.

Kreu i Grupit të PS kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.

“”