Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Britaninë e Madhe.Sipas të dhënave të fundit, brenda 24 orëve kanë humbur jetën 209 persona, duke shënuar rritje në krahasim me ditën e djeshme.Sot ka 75 viktima më shumë se dje dhe totali ka shkuar në 37 mijë e 257.Anglia shënoi 183 viktima kurse vendet e tjera regjistruan Skocia 13, Uellsi 11 kurse më pak ka Irlanda e Veriut, vetëm dy.

Britani është një nga vendet më të prekura nga pandemia Covid-19, por pavarësisht numrit të viktimave, ky vend ka hartuar planin e heqjes së masave kufizuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re