Pas një vizite dy ditore të zhvilluar në Turqi, Kryeministri Edi Rama të premte e 8 janarit do të udhëtojë drejt Greqisë ku do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministri e Jashtëm Nikos Dendias.
Sipas mediave greke raportojnë se pas takimi me Ministrin Densias që do të zhvillohet privatisht, Ramën do e presë në një darkë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Të mërkurën e 8 janarit Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me presidentin Erdogan ku firmosi disa marrëveshje në fushën e arsimit, kulturës, infrastrukturës dhe turizmit si dhe Këshillin e bashkëpunimit të Nivelit të lartë.
Ende nuk është e qartë ftesa e ministrit të jashtëm Drenias që i bën Kryeministrit Rama, një ndër temat e që pritet diskutohet është edhe çështja e detit që Greqia u shtri me 12 milje në detin Jon pas një dekreti në muaji dhjetor të 2020.
/faxweb


