Tomori do të rikthehet të luaj në Berat pas më tepër se dy muajsh, ditën e dielë përballë Apolonisë. Pikërisht ndaj fierakëve është ndeshja e fundit që Tomori sepse nga ai takim janë plot tre të tillë ku Tomori luante, si pritës që janë zhvilluar larg Beratit.

Ndeshja ndaj Apolonisë solli jo vetëm humbjen në tavolinë duke ‘’djegur’’ fitoren e beratasve në fushë por edhe një dënim katër javor për të luajtur në transfertë dhe pa tifozë, si edhe dënim për dyshën e trajnerëve. Pasi kaluan gjysmën e dënimit, drejtuesit e klubit kanë vendosur të paguajnë gjobën për ta rikthyer skuadrën në Berat në një moment të domosdoshëm.

Ashtu, si vet klubi njofton në faqen e vet zyrtare në facebook ata kanë vendosur të paguajnë gjobën dhe ndaj Apolonisë do të luhet në Berat sfida, e cila do të transmetohet në RTSH. Në njoftimin e tyre drejtuesit bëjnë apel për sa më shumë mbështetje nga tifozeria dhe një sjellje korrekte për të mos rrezikuar një tjetër dënim për Tomorin.

Në fazën e fundit të kampionatit, Tomori ka për të zhvilluar edhe katër takime nga të cilat tre në shtëpi(Apolonia, Elbasani dhe Pogradeci) dhe një në transfertën e Cërrikut ndaj Turbinës.

Tashmë objektivi i vetëm është qëndrimi në Kategorinë e Parë pasi pozitat janë komplikuar në këtë pjesë të fundit të kampionatit dhe pikërisht pas ndeshjes së fazës së dytë ndaj Apolonisë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re