Janë zbardhur detaje nga mbledhja në Kryesinë e PS-së, që u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit një ditë pas kreu i partisë, Edi Rama njoftoi në Kongres ndryshimet në qeveri.

Mësohet se fokusi i mbledhjes ishin ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku Edi Rama raportohet se ka sqaruar arsyet e vendimit të tij.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes që zgjati 30 minuta, kreu i PS ka treguar edhe pse u shty seanca plenare e Kuvendit, e cila ishte parashikuar që të zhvillohej pasditen e sotme në orën 18:00.

Shkak mësohet se është bërë mosdekretimi vendimeve të kryeministri Edi Rama nga ana e presidentit Bajram Begaj, që të ndodhë në orët në vijim. Ndërkohë se seanca plenare e shtyrë do të zhvillohet ditën e nesërme në të njëjtën orë.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re