Është zbardhur votimi i deputetëve gjatë ditës së djeshme në Kuvend, për ndryshimet Kushtetuese, që mundësojnë zgjatjen e afateve të komisioneve të Vetingut.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 4 deputetë kanë munguar fare në seancë, ata janë: Flutura Açka, Tomorr Alizoti, Edi Paloka dhe Alfred Rrushaj.

Ndërkohë që një pjesë tjetër e deputetëve nuk kanë votuar fare për zgjatjen e afateve të Komisioneve të Vetingut, përfshirë edhe ministren Belinda Balluku.

Po ashtu nuk kanë votuar fare deputetët e kampit të Berishës si Flamur Noka, Luan Baçi, vetë ish-kryeministri Sali Berisha, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Dashamir Shehi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Sorina Koti, Bujar Leskaj.

Ndërkohë që deputetët e LSI-së kanë votuar abstenim. Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho kanë votuar abstenim, ndërkohë që votën e tyre e deklaruan edhe pas seancës në Kuvend.

Vetë Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë votuar pro zgjatjes së afateve të Vetingut.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re