Fax News ka zbardhur emrat e 12 gjyqtarëve në Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga Vetingu por që burime deklarojnë se do të verifikohen nëse ka elementë të veprës penale si pastrim parash, korrupsion e fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë patur në dosjet e tyre.

Mes emrave në listën e mëposhtme dosja e të cilëve është tërhequr nga SPAK, janë edhe  ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish-gjyqtari i Gjykatës së Larta, Xhezair Zaganjori, Fatos Lulo paranë GJK,  Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese etj.

1.Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkua. 2. Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar. 3. Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar. 4. Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar. 5. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar. 6. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar.

7.Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar. 8. Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar. 9. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë. 10. Xhezair Zaganjori, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar. 11. Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar. 12. Bashkim Dedja, kryetar i Kushtetueses, shkarkuar

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re