U zhvillua sot Asambleja e Partisë Socialiste, ku më së shumti vëmendjen e morën deklaratat e kryeministrit Rama dhe sulmet e tij veccanërisht ndaj prokurorisë së posaccme.

Në Asamble u morën disa vendime edhe në lidhje me vazhdimësinë organizative të partisë.

Ndër të tjera tërhoqi vëmendjen një vendim i marrë në lidhje me “arkën” e PS.

Tashmë çdo biznesmen që është anëtar partie, ministra dhe deputetë do të jenë të detyruar të derdhin një shumë të caktuar çdo muaj.

Biznesmenët anëtarë partie do të derdhin çdo muaj, deri në dhjetor, nga 8 mijë lekë të reja.

Ministrat dhe deputetët duhet të çojnë në arkën e partisë nga 7 mijë lekë në muaj.

Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të të ardhurave që kanë, ndërsa studentë, pensionistë dhe punonjës fshati kanë një kuotë simbolike prej 50 lekë në muaj për të paguar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re