Sektretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka prezantuar pesë prioritetet kryesore të Partisë Lirisë për 10 vitet e ardhshme të cilat  u miratuan ditën e djeshme (2 mars) nga Komiteti Drejtues Kombëtar.

Blushi shprehet se projekti madhor i PL është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë 4 milion qytetarë shqiptarë rezidentë.

Pesë prioritetet kryesore të prezantuar nga Blushi janë:

Ndalimi i shpopullimit.
Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
Arsimi dhe investimi tek kapitali njerezor:
Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës.
Shqipëria, fuqi eksportuese.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm, z.Tedi Blushi

Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë miratoi dje 5 PRIORITETET KRYESORE për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë:
1. Ndalimi i shpopullimit.
2. Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.
3. Arsimi dhe investimi tek kapitali njerezor:
4. Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës.
5. Shqipëria, fuqi eksportuese.

Projekti ynë madhor është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë 4 milion qytetarë shqiptarë rezidentë!

Per kete, ne projektin e Partise se Lirise, do te realizojme: ndalimin e menjehershem te shpopullimit, gjenerimin e rritjes me te larte ekonomike, përmiresimin e jeteses dhe uljen e kostes se saj, paga me te larta, me mundesi strehimi e krijimi familjeje, si dhe me cilesi me te larte te sherbimeve publike te arsimit dhe shendetit publik. Per kete, prioritetet tona dhe masat konkrete do te jene:

1. Ndalimi i shpopullimit,

a. Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur

b. subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.

c. Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura),

d. Mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.
2. Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda nje mandate qeverises.

a. Indeksimin e plote te pensioneve sipas inflacionit ushqimor

b. Rritje e pensioneve per te qene perfitues te rritjes ekonomike me objketiv dyfishimi i mases se pensioneve te gjitha kategorive

c. Kompensimin nga mos indeksimi i plote i pensioneve ne vitet paraardhese

d. Dyfishim te pagave te mesuesve dhe mjekeve

e. Rritje i nivelit te pagave per punonjesit mbi mesataren e rajonit.

3. Arsimi dhe investimi tek kapitali njerezor:

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te rajonit

4. Bujqesia, ushqimi dhe ulja e kostos se jeteses

a. Rritje e prodhimit bujqesor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte per krere dhe njesi prodhimi, per te katerfishuar numrin e krereve dhe prodhimin vendas.

b. Subvencionim i plote i agroperpunimit.

c. Garantim i sigurise ushqimore

5. Shqiperia, fuqi eksportuese

a. Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.

b. Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjise elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar

c. Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per te mira publike.

d. Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

e. Perdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashteligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithe kontratat pa te mira publike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re