Ditën e sotme në orën 12:00, pritet të mbahet protesta para selisë së PD e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Duke qenë se kjo protest u njoftua ditën e 5 janarit pasi skadoi afati i dhënë ndaj Bashës për të liruar zyrën e kreut të PD, atëherë u vendos që të veprohej në këtë mënyrë që demokratët të shkojnë në seli dhe ta nxjerrin vetë kryedemokratin.

Ka pasur shumë polemika lidhur me atë çfarë pritet të ndodhë, nëse do të ketë dhunë dhe përplasje mes palëve apo nëse policia do të ndërhyjë. Mbrëmjen e djeshme, Fax News, transmetoi pamje të kryeministrisë ku dukej qartë se dera kryesore e godinës po mbulohej me pllaka metalike, pasi ekziston frika se protestuesit pasi të përfundojnë misionin e tyre në selinë e PD, të drejtohen më pas drejt qeverisë.

Sa i përket debatit nëse policia do të ndërhyjë apo jo, për këtë çështje kanë folur në studion e Fax Neës, ish drejtori i policisë, Arben Hajdarmataj dhe ish kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi të cilët në delaratat e tyre kanë lënë të kuptohet se një ndërhyrje nga ana e forcave të rendit do të ndodhte vetëm nëse gjatë protestës, situata do të përshkallëzonte në dhunë apo në thyerjen e dyerve të selisë blu.

Mbrëmjen e djeshme, ish kryeministri Sali Berisha ka insituar se kjo e sotmja do të ishte një protestë paqësore por nuk përjashtoi mundsinë që dyert të hapeshin me mjete të posaçme duke qenë se ishin blinduar për të penguar hyrjen e protestuesve brenda selisë. Ndër të tjera ai nënvizoi se brenda PD kishte grupime të armatosura të cilët mund të reagonin kundër protestuesve.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re