Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News, ku ka folur mbi protestat e organizuara kundër rritjes së çmimeve, për të cilat tha se nisën me një kauzë të drejtë por më pas ndryshuan.

Më pas Goxhaj tha se duke u orientuar në çështje të gabuara, protesta kishte bërë një dëm të madh duke i dhënë qeverisë të drejtën për të “kapur” edhe bizneset.

Goxhaj: Ditët e tjera, kam marrë pjesë në protesta edhe pse me paterica në këmbë. Kam pasur një distancim nga mikrofoni, por sot në kokën time i kam pasur arsyet e qarta sepse nuk doja të isha i përdorur. Besoj se protesta e sotme ka pasur një agjendë ndryshe sepse mënyra sesi u thirr, e diskreditoi. Dua të them që protesta është e drejtë por mënyra sesi kjo u thirr sot në orën 17:00 në ditën e martë nuk më pëlqen.

E di si filloi protesta?

Protesta ishte revoltë e drejtë. Më pas e kthyen “na e shto këtu na e hiq aty”. Kur ke thënë kështu, ti i je drejtuar hajdutit pra. Tani ata çfarë bënë (personat që menaxhonin folësit në protestë)? Menaxhuan këtë slogan për ta reduktuar në “ma shto apo ma ul”.

Ai që del në protestë nuk dalin vetëm se është rritur çmimi i naftës, por për 1 mijë e një arsye të tjera. Revolta duhet të jetë ndaj atij që është në krye sepse po thua “boll na vodhët”. Unë mund të them se protesta që ka bërë dëmin më të madh një kauze të caktuar është kjo protestë.

E di pse? Sepse Rama kishte kapur drejtësinë, ndërkombëtarët, mediat, pushtetin lokal, organizata të Shoqërisë Civile. Çfarë kishte ngelur pa kapur? Vetëm biznesi.

I kemi dhënë qeverisë si në vitin 1945 të drejtën për të përcaktuar çmimin e grurit. Në një moment të caktuar qeveria bëhet bashkëadministrator i një biznesi. Në momentin që Rama si kryeministër po shkon nëpër biznese si inspektor, ka shkelur ligjin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re