Pak orë pasi u kthye nga Brazili, kreu i PD, Sali Berisha mbajti fjalën në “Foltoren” para Kryeministrisë.

Sipas tij, opozitarët nuk janë vetëm pasi bashkë me ta janë njerëz të lirë në mbarë botën.

“Unë ju sjell përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e CDI-së. Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë, se ju demokratë e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen, nuk jemi vetëm, por me mbështetje të fuqishme nga njerëzit e lirë, që e duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën”, u shpreh Berisha.

Ai u ndal edhe tek zgjedhja e tij si zv.presidenti i CDI, Unioni më i madh i të djathtës në botë.

“Miq, 3 ditë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme mund t’ju them se çështjet më kryesore ishte natyrisht Ukraina e para, për të cilën shpreh solidaritet të madh, u dënua agresioni rus, krimet e shëmtuara të njerëzimit. Në agjendë ishte edhe Maduro, njësoj si Ramaduro i Tiranës vidhte në çdo palë zgjedhjesh pavarësisht se nuk merrte votat. Në agjendë, një vend qendror zinte edhe Shqipëria, narko-diktatura e Ramës, që e denoncuan dhe dënuan”.

“Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë, Edi Rama krahasohet sot me narko-diktatorët më të urryer të planetit”, theksoi kryedemokrati, duke shtuar se “këto mesazhe janë një thirrje për ta vazhduar këtë betejë”.

LEXO EDHE: “Ti largojmë këta demonë”, i riu: Sot mund të isha duke festuar 25 vjetorin, por…

Sali Berisha u zgjodh Zv presidenti i CDI, ndërsa si CDI ashtu edhe PPE hartuan rezolutat e rradhës për Shqipërinë.

Rezolutat theksojnë se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.

CDI dhe PPE paralajmërojnë se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

 

Rezolutat i bëjnë thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor, kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re