Skip to content

Nga Bujqësia te ministria pa portofol, Ikonomi: Nuk është hap pas, kemi shumë gjëra që duhen bërë mirë

Ish-ministrja e Bujqësisë, Milva Ikonomi është caktuar në Ministrinë e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet,

Në një prononcim për mediat,  Ikonomi është shprehur se ky nuk është një hap pas, por një hap i ri teksa shtoi se ka shumë gjëra që duhen bërë më mirë.

“Është një hap tjetër, sepse është një ministri komplet e re, është një gjë komplet e re, kështu që është shumë mirë”, është shprehur ministrja, duke shtuar se “Ka shumë gjëra përpara që duhen bërë mirë, që duhen përmirësuar, në mënyrë që publikut t’i shërbehet më mirë. Kjo do të jetë sfida jonë”.