Bulevardi kryesor i qytetit të Kamzës ka marrë sot emrin “Nënë Tereza” në nder të humanistes shqiptare në ditën e shenjtërimit të saj.
Në ceremoninë zyrtare që u zhvillua këtë të dielë, është vendosur dhe shtatorja e Nënë Terezës e realizuar nga skulptori Ardian Pepa.
Të pranishëm në këtë ceremony ishin Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli si dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi.
Bulevardi “blu”, siç ishte emërtuar nga administrata e dikurshme, me vendim të Këshillit Bashkiak ka ndërruar tanimë emrin, duke u quajtur Bulevardi “Nënë Tereza”, një vendim i mirëpritur edhe nga qytetarë të shumtë të Kamzës të cilët ishin pjesëmarrës në ceremoninë inaguruese.
Ministrja Spiropali u shpreh se “ky bulevard do të mbajë emrin e shenjtores në nder të misionit të saj të papërsëritshëm. Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste”.