Duke filluar që prej ditës së sotme të datës 6 shtator, do të hyjnë në fuqi masa të reja për personat të cilët duan të futen në territorin shqiptar.
Me shtimin e rasteve dhe hapjen e spitalit ‘Covid 3’, komiteti teknik i ekspertëve ka parë të arsyeshme marrjen e masave të reja për të bërë të mundur vënien nën kontroll të pandemisë.
Të gjithë ata persona të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Vetëm fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb