Ekipi detar indonezian nxori turbinën e aeroplanit që u rrëzua të shtunën pak pasi u ngrit nga kryeqyteti Xhakarta, tha një zyrtar të hënën.

“Turbina u gjet nga anija detare ‘Rigel’, e pajisur me hidrolokator tre-dimensional”, tha oficeri i lartë Orri Ronsumbre.

Më parë, u gjetën pjesë të aeroplanit dhe trupave njerëzorë që besohet të kenë qenë në Boeing 737-500 të Sriwijaya Air, i cili u zhduk nga radari të shtunën vetëm katër minuta pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Soekarno-Hatta.

Zhytësit u nisën të hënën në kërkim të kutive të zeza të aeroplanit që mbante 62 pasagjerë dhe që u përplas në Detin Java, tha marina indoneziane.

“Zhytësit tanë filluan të punojnë në zonë këtë mëngjes,” tha të hënën zv / admirali Abdul Rasyid.

Shkaku i rrëzimit të avionit nuk dihet ende, por të dhënat nga faqja suedeze Flightradar24 tregojnë se aeroplani papritmas u ngadalësua dhe filloi të rrëzohej menjëherë pas ngritjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re