Një avion që ishte nisur nga Cyrihu për në Spanjë mbërriti në destinacionin e tij pa mbajtur asnjë valixhe të vetme, me kompaninë ajrore që fajësoi mungesën e stafit tokësor.

Pasagjerët e Swiss Airlines të nisur për në qytetin verior të Spanjës, Bilbao, mbërritën përpara rripit të transportit të bagazheve dhe pritën më kot për më shumë se dy orë që të shfaqeshin bagazhet e tyre, raportoi gazeta Blick.

Zëdhënësi i kompanisë Kevin Abalam konfirmoi se avioni i drejtuar nga Swiss në emër të Edelweiss Airlines ishte nisur me 111 pasagjerë, por pa bagazhe.

“Kishte mungesa të stafit tokësor,” i tha ai AFP, duke shtuar se ekuipazhi po priste që situata të korrigjohej.

Por pas “një orë e 16 minuta situata mbeti e njëjtë dhe për arsye operacionale vendosëm të fluturonim për në Bilbao pa çanta”.

Arsyeja, shpjegoi ai, ishte se ata duhej të merrnin pasagjerët në Bilbao dhe të kthenin avionin në Cyrih përpara se aeroporti të mbyllej për natën.

“Ne e kuptojmë se situata nuk është e favorshme për të përfshirët dhe natyrisht na vjen keq për shqetësimin”, tha ai.

Blick citoi pasagjerët të cilët thanë se piloti kërkoi falje për vonesën e nisjes nga Cyrihu, të cilën ai ia atribuoi “mungesës së personelit të kualifikuar”, por theksoi se ai nuk përmendi vendimin për të lënë aeroplanin pa bagazhe.

Pasagjerët i thanë gazetës se nuk kishte staf zviceran tokësor në Bilbao dhe se ata prisnin më shumë se dy orë për bagazhet e tyre përpara se anëtarët e linjës ajrore spanjolle Iberia t’i informonin se avioni ishte ulur pa to. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re