Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë në Facebookun e tij, tre urdhrat e fundjavës. Duke filluar nga sot, deri të hënën në 5:00 ndalohet Shqipëria do jetë në karantinë totale.
Të vetmit që mund të dalin janë pensionistët dhe ata që kanë autorizim për të punuar.
Statusi i Ramës
NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË VETËM PENSIONISTËT DERI NË ORËN 11.00
ME AUTOMJET DO TË LËVIZIN SHTËPI-PUNË-SHTËPI ME ASNJË NDALESË RRUGËS, TË GJITHË ATA QË KANË AUTORIZIM PËR TË PUNUAR GJATË FUNDJAVËS
TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI DHE TË GJITHA DYQANET MBYLLUR DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, SIÇ ËSHTË NJOFTUAR MË PARË NGA MINISTRJA E SHËNDETËSISË
