Skip to content

Nga dalja e pensionistëve tek lëvizja me makinë, Rama ripërsërit urdhrat e fundjavës

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë në Facebookun e tij, tre urdhrat e fundjavës.

Duke filluar nga sot, deri të hënën në 5:00, Shqipëria do jetë në karantinë totale.

Rama thotë se të drejtë të dalin kanë vetëm pensionistët deri në orën 11:00, si dhe ata që kanë autorizim për fundjavën për punë. Madje këta të fundit do të bëjnë vetëm itinerarin shtëpi- punë- shtëpi pa asnjë ndalesë.

Statusi i Ramës

 NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË VETËM PENSIONISTËT DERI NË ORËN 11.00

 ME AUTOMJET DO TË LËVIZIN SHTËPI-PUNË-SHTËPI ME ASNJË NDALESË RRUGËS, TË GJITHË ATA QË KANË AUTORIZIM PËR TË PUNUAR GJATË FUNDJAVËS

 TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI DHE TË GJITHA DYQANET MBYLLUR DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, SIÇ ËSHTË NJOFTUAR MË PARË NGA MINISTRJA E SHËNDETËSISË