Nga data 1 gusht, do të përdoren kupona të rinj për qytetarët që do të aplikojnë për karta ID apo pasaporta biometrike. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme & “ALEAT”, duke theksuar se aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Në 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.

Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re