Gazetari i sportit, Ndrec Gjonaj gjatë një lidhje në “Skype” për “Fax News” ka folur për emrin favorit që do të emërohet trajner i ri i Kosovës.

Gjonaj theksoi se Ganni De Biasi, ish-trajneri i Bayernit Philips Magat dhe legjenda braziliane Roberto Carlos janë 3 emrat kryesorë që po diskutohen për të marrë drejtimin e përfaqësueses kosovare.

“De Biasi është një nga favoritët që të marrë drejtimin e Kosovës. Gjithashtu ish-trajneri i Bayernit Philips Magat së bashku me legjendën braziliane Roberto Carlos janë dy kandidatët e tjerë potencialë për tu emëruar në kryte të stolit të Kosovës.

Rashica – Rahmani e ka falur De Biasin? “Është shumë interesante që është përmendur emri i De Biasit. Interesante është se çfarë do të bëjnë këta futbollistë nëse De Biasi do të marrë drejtimin e Kosovës. Unë mendoj se ky është një kapitull i mbyllur pasi dy lojtarët janë të kompletuar duke zhvilluar një karrierë fantastike me klubet e tyre. De Biasi me kombin shqiptar ka bërë një punë të shkëlqyer në 2016. De Biasi e njeh shumë mirë mentalitetin shqiptar.

Cili do të ishte futbollisti shqiptar që dëshironit ta merrnit tek Kosova? “Do të thoja Marash Kumbulla e ndjekim me vite është i jashtëzakonshëm. Ka bërë një paraqitje fantastike ndaj Polonisë duke bllokuar Levandovskin.

Kombëtarja shqiptare dhe incidenti kundër Polonisë – Prej kur Kosova ka marrë pjesë në FIFA dhe UEFA , tifozët dardan kanë treguar një kulturë të lartë si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Cështja e tifozëve nuk varet nga federata por nga kultura e tyre. S’kemi pas sjellje te keqe, edhe tifozët kuqezi kanë qenë të provokuar pasi për shqipërinë kjjo ishte një finale e vërtetë dhe tifozët ishi të emocionuar për këtë ndeshje të rëndësishme. Reja një trajner specialist që ka bagazh të madh ekperiencë të jashtëzakonshme. Puna e Rejës së bashku me futbollitët ishte fantastike”, përfundoi Gjonaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re