Ministria e Arsimit po merr masa për kthimin e nxënësve në shkolla në mënyrë të sigurtë.

Ministrja Besa Shahini, në një video të postuar në rrjetet sociale, tregoi disa nga masat që janë marrë për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe fëmijëve gjatë zhvillimit të procesit mësimor.

Ajo shprehet se ambientet e shkollës do të dezinfektohen, do pastrohen dhe ajrosen në mënyrë të vazhdueshme.

“Të gjithë të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve në shkolla. Pastrimi i ambienteve të shkollës, dezinfektimi dhe ajrosja e vazhdueshme gjatë procesit mësimor janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve”– shkruan ministrja Shahini.

Në videon informuese tregohet se:

1.Gjatë procesit mësimor klasat do të ajrosen në mënyrë të vazhdueshme.

2.Pas mbarimit të mësimit do të bëhet dezinfektimi i klasave 3. Do pastrohen në mënyrë të shpeshtë dritaret dhe dorezat e dyerve

3.Korridoret do të pastrohen çdo dy orë ndërsa tualetet do dezinfektohen dhe pastrohen çdo 30 minuta.

4. Gjithashtu do të dezinfektohet dhe ambientet e jashtme të shkollës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re