Home SHQIPERIA Nga dhuna në familje deri tek lojërat e fatit, bien në prangat e policisë 4 shtetas në Elbasan

Nga dhuna në familje deri tek lojërat e fatit, bien në prangat e policisë 4 shtetas në Elbasan

0
Nga dhuna në familje deri tek lojërat e fatit, bien në prangat e policisë 4 shtetas në Elbasan

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia Elbasan:

Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari e kundërligjshme.
Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasi M. Q., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një aparat celular me programe që përdoren për vendosjen e basteve sportive.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit D. P., 43 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në mjetin që shtetasi D. P. e drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 25 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit S. A., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë