Nëse doni të kuptoni se në çfarë vendi jetojmë, shikoni reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit në SHBA, e cila thotë se akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në aferën e Gërdecit, historia e të cilit është bërë edhe film më Hollivud, janë të vërteta.

Personazhe publikë, duke nisur nga ish-ambasadorë, politikanë e gazetarë, e urojnë Shkëlzenin në FB, pas një reagimi të tij, me gjasë se ky ka fituar çështjen në gjykatën amerikane, ndërkohë që në fakt, ka humbur.

Më poshtë po përcjellim reagimet në faqen e Shkëlzenit, nga disa personazhë publikë:

Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Londër:  Edhe pse keto ishin shpifje e te paverteta qe nuk i besonin as ata qe i hodhen ne treg, prapeseprape, per ata qe konsumojne cdo dite me bollek shpifjen, eshte shume mire dhe lehtesim per te gjithe qe nje vendim i tille ka dale nga nje gjykate e nderuar e tille ne vendin ku drejtesia ka kuptimin e vertete

Pergezime Zeni i dashur!

Agim Xhafka-Gazetar: Rrenat e socialistëve si shpifja se Berisha ka qënë doktor i udhëheqjes së atëhershme. E mohuan vetë mjekët,e mohuan dokumentet e kohës,u bë e qartë si drita e diellit që s’ka qënë mjek në bllok e përséri haleja komuniste i bije prapë atij defi. Edhe sqarimin që bëre do e lexojnë e do vazhdojnë lehjet. Ndaj mos u merr me qente e rrugës se të harxhojnë kohën e çmuar.

Basir Çollaku-Gazetar: Vonon po nuk harron e drejta..

Julian Deda-Humorist: Je ok…

()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re