Drejtoresha e ISHP, Albana Fico, në një dalje për mediat ka sqaruar, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit, se ku, kur dhe kush duhet të mbajë maskë anti-Covid.

Ajo tha se maska është e detyrueshme për të gjithë personat kur dalin nga shtëpitë e tyre, për çdo individ mbi 11-vjeç, dhe sipas saj në rastin e shkeljes së parë gjoba do të jetë 30 mijë lekë të vjetra. Në rast se shkelja do të jetë e përsëritur, gjoba do të vijë duke u rritur në 50 mijë lekë.

Ja rastet kur maska bëhet e detyrueshme:

Sa herë dilni nga shtëpia;Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtarNë të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.Edhe gjatë ecjes në rrugëGjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo sheshGjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etjNë hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorëPërpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restoranteNë motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjesNëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19Në të gjitha institucionet fetare.Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Kush përjashtohet

Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etjGjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetareNga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooliNga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.






Previous articleA do te kete tjeter rimbyllje? Eugena Tomini: Eshtë rritur shume numri i..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re