Katari vazhdon angazhimet për të ndihmuar zonat e Turqisë dhe Sirisë të prekura nga tërmetet shkatërruese të këtij muaji.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit po përgatitet të ndërtojë një zonë të re banimi në veri të Sirisë, e përbërë nga 300 shtëpi, raportoi Gulf Times i Katarit.

Banesat me sipërfaqe 60 metra katrorë do të ndërtohen në ndërtesa prej betoni të armuar. Katari planifikon të ndërtojë infrastrukturën e plotë të vendbanimit (rrugë, kopshte, objekte shërbimi, xhami, shkollë, klinikë dhe dyqane). Në vendbanim do të ketë sirianë të mbetur pa shtëpi në Jindires, rajoni Arafin dhe Harem në provincën Idlib.

Dërgesat nga Katari mbërrijnë në aeroportin e Gaziantepit në Turqi dhe më pas shpërndahen në Siri. Së fundmi, në këtë mënyrë janë dërguar shtatë kamionë me furnizime të ndryshme, përfshirë pajisje mjekësore. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re